
Martin Odegard u dëmtua gjatë një dueli me Kristof Baumgartner në sfidën që Norvegjia fitoi 2-1 ndaj Austrisë. Gjatë një dyluftimi me Baumgartner, Odegard ra keq në tokë, duke ndrydhur kyçin e këmbës.
Tashmë lojtari austriak, i cili luan me Lajpcigun në Bundesligë ka bërë një postim në rrjetet sociale. Austriaku i ka kërkuar falje publike kapitenit të Arsenalit, ndërsa ka shkruar se nuk ka qenë aspak qëllimi i tij ta dëmtojë. Ndër të tjera i uron shërim të shpejtë dhe të qendrojë i fortë.
“Përshëndetje djema! Unë do të doja t’i kërkoja sinqerisht falje Martin Odegard. Nuk ka qenë asnjëherë qëllimi im për të lënduar këtë lojtar fantastik. I uroj gjithë të mirat dhe një shërim të shpejtë! Kthehu më i fortë”, ka shkruar Baumgartner në “Insta-Story” .

Lini një Përgjigje