
Tirana “abonohet” me barazimet. Bardhebluve u rrëshqet fitorja nga duart në minutat e fundit duke humbur shansin e artë për të marrë 3 pikët e para në këtë sezon të ri futbollistik.
Ishin vendasit ata të cilët kaluan në avantazh me roveshatën e Përgjonit në pjesën e parë dhe ruajtën epërsinë deri në minutat e fundit të ndeshjes. Por në minutën e 83 protagonist u bë Ndreca, i cili barazoi rezultatin me një parabël mbi portierin Hasanbelli, e më pas përmbysi shifrat vetëm 3 minuta para fundit të kohës së rregullt.
Dukej se Tirana po merrte fitoren e parë në këtë kampionat, por ishte përsëri një roveshatë që prishi planet e saj, këtë herë nga Ruçi në minutën e 5 shtesë, për të vulosur barazimin 2-2 të kësaj sfide.
Lini një Përgjigje