TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2024, 19:09

Rubin Kazan i sjell Mirlind Dakut shokun e Kombëtares, dyshe shqiptarësh në Rusi

Shkruar nga Pamfleti

Rubin Kazan i sjell Mirlind Dakut shokun e Kombëtares, dyshe

Marvin Çuni është lojtari më i ri i Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me Frosinonen, për të nisur një të re në Superligën ruse.

Çuni ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, pra të vlefshme deri në vitin 2028. Ndërsa klubi rus, ka paguar te Frosinone 2 milionë euro për të siguruar shërbimet e talentit shqiptar.

Kujtojmë që tashmë, te Rubin Kazan do të bëhen dy lojtarë të Kombëtares shqiptare. Çuni do të gjejë aty edhe Mirlind Dakun, me këtë të fundit që është pikë kyçe për rusët.

marvin çuni sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje