TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Shtator 2024, 20:37

Rei Manaj në “shënjestër” të Trabzonsporit, skuadra turke gati për sulmin përfundimtar për ‘bomberin’ kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj në “shënjestër” të Trabzonsporit,

Kjo situatë e paqartë do të përfundojë në pak ditë.

Rei Manaj ende ka shumë shpresë të shkojë te Trabzonspor, një emër i rëndësishëm i elitës së futbollit turk, i cili po bën gati sulmin e fundit për ta marrë “yllin” e Kombëtares shqiptare.

Skuadra e njohur turke ka gati një muaj që nuk ka shënuar gol, dhe zgjidhja e vetme e këtij problemi është që të forcojë sulmin, me Manajn, që është një nga emrat më të pëlqyer për drejtuesit, ndonëse ai nuk është i vetmi, pasi në listë janë edhe sulmues të tjerë si holandezi Uot Veghorst dhe “shtatlarti” nigerian, Pol Onuaçu i Sauthemptonit.

Skuadrës së Trabzonsporit i duhet të paktën edhe një sulmues dhe interesi për Manajn ka qenë që më parë, madje ka pasur bisedime mes palëve dhe me merkaton e transferimeve shumë pranë mbylljes për këtë stinë vere, klubi turk duhet të veprojë shpejt.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka dy avantazhe ndaj rivalëve.

Ai është më i ri në moshë, 27 vjeç, dhe kartoni i tij kushton më lirë, rreth 5 milionë euro, ndërsa Onuaçu arrin në 13 milionë, po ashtu, Manaj ka përvojë në Superligën turke, diçka që nuk e ka holandezi Uegorst, ndërsa nigeriani ishte vjet i huazuar te Trabzonspori duke shënuar 15 gola.

Megjithatë golat e “shtatlartit” të sulmit, nuk krahasohen me “bomberin” tonë, i cili sezonin e kaluar dërgoi topin plot 18 herë në rrjetë, duke u parakaluar vetëm nga “yje” të këtij sporti, si Edin Xheko e Mauro Ikardi.

rei manaj sulmuesi i kombëtares shqiptare trabzonspor

Lini një Përgjigje