
Elbasani ka barazuar në miqësore me rezultatin 1-1 përballë Arisit të Selanikut. Sfida e luajtur në Greqi u vendos nga goli i Bedri Grecës në pjesën e parë dhe ai i Aris në minutën e fundit të takimit.
Ishte pikërisht minuta e 18 kur sulmuesi shqiptar befasoi klubin grek. Aris është një prej klubeve më të organizuar aktualisht në Greqi.
Elbasani me këtë miqësore tregon se faza përgatitore po shkon si duhet. Në cilësinë e kampionit të Kategorisë së Parë, këtë sezon “tigrat verdheblu” garojnë në Superiore.
Pogradeci ka mposhtur Skënderbeun me rezultatin 1-2 në testin miqësor të zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Korçës.
Paraqitje bindëse për skuadrën e trajnerit Samuel Nikaj, që iu fal golave të Peres dhe Topllarit, ndërkohë që për Skënderbeun, golin e vetëm e shënoi sulmuesi Xhixho, në fundin e takimit nga pika e bardhë e penalltisë.
Vlen të theksohet fakti, se trajneri Gvozdenoviç, kishte lënë pushim, një pjesë të konsiderueshme të titullarëve, teksa në këtë duel iu dha shansi lojtarëve të rinj, dhe atyre të afruar rishtas në merkaton e verës.
Lini një Përgjigje