TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2024, 19:27

Partizani tenton rikthimin e madh, të kuqtë ëndërrojnë trajnerin kampion; Dinamo kërkon t’i prish punë

Shkruar nga Pamfleti

Partizani tenton rikthimin e madh, të kuqtë ëndërrojnë

Partizani ndau rrugët me Orges Shehin dhe tashmë për drejtuesit e kuq ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi. Aktualisht në krye të skuadrës është Arbër Abilaliaj, i cili do të drejtojë ekipin deri sa të gjendet trajneri i ri.

Në fakt kryeqytetasit kanë nisur të “ëndërrojnë” për trajnerin kampion. Ilir Daja është objektivi kryesor i Gaz Demit, me palët që kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre. Daja duket shumë afër mbylljes së ciklit të tij te Ballkani dhe në këto kushte do të ishte i mundshëm një rikthim në Superiore.

Partizani do të e priste krahëhapur, teksa timonieri kryeqytetas e njeh mjaft mirë ambientin, pasi 4 vite më parë ka provuar të  jetë në krye të “Demave”. Eksperienca e fituar nga 57-vjeçari bën që te Partizani të tentojnë rikthimin, teksa në karrierën e tij, Daja ka drejtuar edhe Tiranën, Dinamon, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Besën.

Partizani tenton rikthimin e madh, të kuqtë ëndërrojnë

Në Superiore ka fituar titullin me Dinamon dhe Skënderbeun, teksa me këta të fundit ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë. Por nga ana tjetër, flitet edhe për një rikthimi të Ilir Dajës te Dinamo, skuadër me të cilën e lidhin shumë gjëra.

Në këtë mënyrë duket se javët ardhshme do të jenë vendimtare për trajnerin që bëri bujë me rezultatet e arritura në krye të skuadrës së Ballkanit, të cilën mund ta kualifikojë për të tretin vit radhazi në fazën e grupeve në Kupat e Europës.

 

 

partizani ilir daja tekniku kryeqytetas

Lini një Përgjigje