TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2024, 17:09

Kush do të jetë pasuesi i Garet Sauthgejt, Federata Angleze merr vendimin e bujshëm që mund të ndryshojë gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

Kush do të jetë pasuesi i Garet Sauthgejt, Federata Angleze merr

Federata Angleze e Futbollit ka marrë një vendim të madh që mund të ndikojë se kush do të emërohet për të zëvendësuar Garet Sauthgejt.

FA aktualisht është në kërkim të një trajneri të ri për skuadrën e meshkujve të Anglisë, pasi Sauthgejt dha dorëheqjen një ditë pas humbjes kundër Spanjës në finalen e “EURO 2024”.

Trajneri i Njukasëllit, Edi Hou është një nga favoritët për të marrë detyrën, ashtu si edhe Graham Poter, i cili ka mbetur pa punë që kur u largua nga Çelsi 16 muaj më parë.

Megjithatë, FA tani thuhet se ka marrë një vendim të madh që mund të shohë një kandidat tjetër.

Sipas “The Guardian”, FA ka dhënë miratimin zyrtar për emërimin e një trajneri të huaj.

Vendimi sugjeron se FA është e hapur për të shkuar kundër traditës duke emëruar një trajner të huaj.

Sven-Goran Eikson dhe Fabio Kapelo janë dy trajnerët e vetëm jo anglezë që kanë marrë drejtimin e “Tre Luanëve” në të kaluarën.

Mësohet se gjatë diskutimeve të bordit, suksesi i Sarina Uigman në udhëheqjen e Anglisë në fitoren e Kampionatin Europian të Femrave në vitin 2022 u përdor si një shembull pozitiv i punësimit të një trajneri të huaj.

Vendimi i FA mund të rezultojë në emërimin e njërit prej Mauricio Poçetino ose Tomas Tuhel, dy kandidatët kryesorë të huaj.

Trajneri i Anglisë U-21, Li Karsli pritet të marrë drejtimin e përkohshëm të “Tre Luanëve” në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Republikës së Irlandës më 7 shtator.

garet sauthgejt federata angleze e futbollit

Lini një Përgjigje