TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2024, 16:01

“E ka ilegale”, aktivistët vandalizojnë vilën e Mesit në Ibiza: Njerëzit e pasur, përgjegjës për krizën klimatike

Shkruar nga Pamfleti

“E ka ilegale”, aktivistët vandalizojnë vilën e Mesit

Aktivistë të grupit ambientalist “Futuro Vegetal” kanë gjetur një mënyrë origjinale proteste, pasi ata kanë hyrë dhe kanë vandalizuar vilën luksoze të Lionel Mesit në Ibiza në shenjë proteste ndaj të pasurve që nuk po bëjnë asgjë për të ndalur krizën klimaterike që po përjeton bota.

Ata kanë lyer me bojë të zezë dhe të kuqe muret e vilës së yllit argjentinas, teksa kanë postuar më pas në rrjetet e tyre sociale edhe foto të këtij akti vandalizmi dhe protestës së tyre.

“E ka ilegale”, aktivistët vandalizojnë vilën e Mesit

Kemi lyer vilën ilegale të Mesit në Ibiza. La Mansion është një ndërtim i paligjshëm që futbollisti ka blerë për shifrën e çmendur të 11 milionë eurove. Ndërsa ndodh diçka e tillë, vetëm në ishujt Baleare ka persona të vdekur si pasojë direkte e valës së të nxehtit. Pjesa 1% më e pasur e popullatës është përgjegjëse për të njëjtën sasi prodhimi të dioksidit të karbonit sa 2/3 e më të varfërve. Kjo është e mundur vetëm falë mbështetjes nga ana e pushtetit publik të një sistemi ekonomiko-social që i bën atentat jetës”, shkruanin aktivistët në postimin e tyre.

Mesi ka blerë vilën në fjalë në vitin 2022, por sipas mediave spanjolle, nuk mund të banojë ende në të, pasi nuk ka marrë leje, meqë në këtë banesë ishin ndërtuar disa dhoma pa marrë lejet përkatëse.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FuturoVegetal???? (@futurovegetal)

lionel mesi sulmuesi argjentinas aktivistët

Lini një Përgjigje