TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2024, 19:49

Strakosha i pafat në Ligën e Konferencës, gardiani kuqezi gabon dhe i dhuron golin kundërshtarit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Strakosha i pafat në Ligën e Konferencës, gardiani kuqezi gabon

Fati duket se nuk ka qenë plotësisht me Tomas Strakoshën në aventurën e tij Europiane me fanelën e AEK-ut të Athinës.

Gardiani shqiptar, u aktivizua për herë të tretë radhazi titullar në Ligën e Konferencës, teksa pas gafave në duelin e datës 27 gusht ndaj Inter Eskaldes, 29-vjeçari regjistroi një tjetër gafë që i kushtoi golin e barazimit skuadrës greke në duelin ndaj Armenëve të Noah, në duelin e vlefshëm për raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

Në minutën e 34, Strakosha gaboi në largimin e topit, duke ia dorëzuar atë futbollistit Pinson, i cili e shndërroi në gol, teksa barazoi shifrat në 1-1. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat. 

Për Strakoshën, kjo është ndeshja e tretë me fanelën e AEK-ut të Athinës.

tomas strakosha portieri shqip aeku i athinës liga e konferencës

Lini një Përgjigje