TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Gusht 2024, 20:34

Natë “JO” për Strakoshën, gardiani kuqezi pëson gol nga porta në portë; AEK kërkon përmbysjen në ndeshjen e kthimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Natë “JO” për Strakoshën, gardiani kuqezi pëson

Aventura e Thomas Strakohës tek AEK-u i Athinës nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme, me portierin e Kombëtares shqiptare që është bërë pjesë e disa gafave, gjë e cila ndodhi dhe në takimin kualifikues të Ligës së Konferencës, kundër armenëve të Noah.

Në minutën e 34, Strakosha gaboi në largimin e topit, duke ia dorëzuar atë futbollistit Pinson, i cili e shndërroi në gol, teksa barazoi shifrat në 1-1. Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Por nëse gafa e parë mund të harrohej, e dyta ishte padyshim e dhimbshme. Në minutën e 67, portieri kundërshtar Cancarevic goditi topin fortë nga porta e tij, që gjeti të papërgatitur Strakoshën, me topin që u ngrit sipër gardianit kuqezi dhe më pas përfundoi në rrjetë.


Në fund takimi përfundoi me rezultatin 3-1, duke ia bërë të vështirë kualifikimin AEK-ut në ndeshjen e kthimit.

Kjo e sotmja nuk ishte dita e Zhomas Strakoshës në Ligën e Konferencës. Dhe pse konsideroheshin favoritë, lojtarët e AEK-ut zhgënjyen në transfertë.

Për të vendosur se cila skuadër do kalojë në "play-off" do të luhet dhe takimi i kthimit javën e ardhshme. Pikërisht në Greqi, AEK do kërkojë të përmbysë rezultatin.

 

tomas strakosha portieri i kombëtares shqiptare aeku i athinës liga e konferencës

Lini një Përgjigje