TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2023, 23:06

Milani rikthehet në gjysmëfinale pas 16-vitesh, kuqezinjtë i tregojnë Napolit ADN e Champions-it, Rodrigo “hedh KO” Çelsin, Reali bën detyrën (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Milani rikthehet në gjysmëfinale pas 16-vitesh, kuqezinjtë i

Përfundojnë dy ndeshjet e para të fazës çerekfinale të Champions League. Milani është kualifikuar në gjysmëfinale pas 16-vitesh, pasi nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në “Maradona Stadium” kundër Napolit. Kuqezinjtë humbën mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh dhe për të gjetur golin që do t’i siguronte kualifikimin në gjysmëfinale.

Arbitri akordoi penallti për “Djallin” në minutën e 21, të cilën e fitoi Leao, pas ndërhyrjes së gabuar të Mario Rui brenda zonës.

Goditjen e 11-metërshit e mori përsipër Zhiru, i cili gaboi duke u ndalur në mënyrë fantastike nga portieri i Napolit, Meret.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Milani gjeti golin e avantazhit në minutën e 43. Oliver Zhiru sheu gabimin e bërë pak minuta më parë, ku humbi 11-metërshin. Leao dhuroi spektakël, i shmangu të gjithë që i dolën përpara, pasoi për Zhiru, që kësaj here me portën e boshatisur nuk fali.


Në minutën e 78, Napoli fitoi penallti. Di Lorenco, pas prekjes së topin me dorë nga Tomori. Gjyqtari heziotoi në fillim, por më pas akordoi penallti. 3 minuta më vonë, portieri i Milanit Menjo bëri heroin, pas i priti penalltinë Kvarës.


Në minutën e 90+3, Napoli vendosi baraspeshën. Osimhen shënoi me kokë pas asistit të Raspadorit!

Sfida e parë mes këtyre dy ekipeve ishte mbyllur me fitoren e kuqezinjve me rezultatin e ngushtë 1-0. Në gjysmëfinale, Milani do të ndeshet me fituesin e çiftit Inter-Benfika, ndeshje e cila do të luhet nesër në mbrëmje.

Ndeshja tjetër, ajo e zhvilluar në “Stamford Bridge” mes Çelsit dhe Realit të Madridit është mbyllur me fitoren e pastër të madrilenëve me rezultatin 0-2, duke bërë që kampionët në fuqi të Europës të kualifikohen në gjysmëfinale.

Në minutën e 58, “Los Blancos” zhbllokuan rezultatin. Kundërsulm i shpejtë i nisur nga Rodrigo dhe i finalizuar po nga vetë braziliani.

Në minutën e 80, Reali gjeti edhe golin e dytë. Valverde i serviri topin me portën bosh Rodrigos, i cili thuajse hyri me të në rrjetë.

Në gjysmëfinale, Reali i Madridit do të ndeshet me fituesin e çiftit Bajern i Mynihut-Mançester Siti.

mialn real madrid Çelsi napoli champions league

Lini një Përgjigje