TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2023, 21:51

Përfundojnë pjesët e para/ Zhiru engjëll dhe djall, Milani me një këmbë në gjysmëfinale, Çelsi dhe Reali bëjnë paqe (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundojnë pjesët e para/ Zhiru engjëll dhe djall, Milani

Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve çerekfinale të Champions League. Milani ka mundur Napolin me rezultatin e ngushtë 0-1 në "Maradona Stadium". Kuqezinjtë humbën mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh dhe për të gjetur golin që do t’i siguronte kualifikimin në gjysmëfinale.

Arbitri akordoi penallti për “Djallin” në minutën e 21, të cilën e fitoi Leao, pas ndërhyrjes së gabuar të Mario Rui brenda zonës.

Goditjen e 11-metërshit e mori përsipër Zhiru, i cili gaboi duke u ndalur në mënyrë fantastike nga portieri i Napolit, Meret.


Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, Milani gjeti golin e avantazhit. Oliver Zhiru sheu gabimin e bërë pak minuta më parë, ku humbi 11-metërshin. Leao dhuroi spektakël, i shmangu të gjithë që i dolën përpara, pasoi për Zhiru, që kësaj here me portën e boshatisur nuk fali.

Sfida e parë mes këtyre dy ekipeve është mbyllur me fitoren e kuqezinjve me rezultatin e ngushtë 1-0.

Edhe ndeshja tjetër, ajo e zhvilluar në “Stamford Bridge” mes Çelsit dhe Realit të Madridit është mbyllur me rrjeta të paprekura. Ky rezultat i shkon përshtat “Los Blancos”, pasi ndeshja e parë e luajtur në “Santiago Bernabeu” ka përfunduar me rezultatin e pastër 2-0 për madrilenët.

milan napoli real madrid Çelsi champions league

Lini një Përgjigje