
Mundësi Zelimkhan Abakarov i ka dhuruar sot një tjetër medalje Shqipërisë. Kampioni i botës është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian të Mundjes që po zhvillohet në Jerevan të Armenisë dhe nesër do të mësohet nëse medalja që do të varë në qafë do të jetë e artë apo e argjendtë.
Rusi i natyralizuar shqiptar është kualifikuar sot në finalen e peshës 65 kg, pas tri fitoreve të arritura. Në raundin kualifikues, Abakararov mundi me lehtësi 11-0 gjermanin Niklas Steshele, duke shkuar në cerekfiale, ku triumfoi 6-2 ndaj ukrainasit Taras Markoviç.
Pas këtij suksesi, Abakarov pret një biletë për në gjysmëfinale, ku mposhti gjeorgjianin Shota Farentadzhe me VPO1, pas barazimit 4-4. Ky sukses dërgoi shqiptarin në finalen e peshës 65 kg në Europian, ku nesër do të përballet me armenin Arsen Haritjunjan.
Lini një Përgjigje