TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2023, 17:18

Shumë pranë titullit të parë kampion me Napolin, Amir Rrahmani paguhet më shumë se lojtari i momentit tek ekipi i Spaletit

Shkruar nga Pamfleti

Shumë pranë titullit të parë kampion me Napolin, Amir

Amir Rrahmani është shumë pranë titullit të parë kampion me skuadrën e Napolit dhe për të do të ishte i pari në karrierë më një klub kaq të madh.

Pas 2 titujve të fituar në Kroaci, karriera e mbrojtësit kosovar ka marrë një tjetër rrjedhë, duke luajtur në nivele të larta. Paraqitjet e 29-vjeçarit këtë sezon me fanelën e Napolit, kanë qenë të kënaqshme dhe është kthyer në protagonist me skuadrën e Spaletit.

Mediat italiane kanë zbuluar rrogat që futbollistët e Napolit marrin dhe aktualisht, Amir Rrahmani paguhet 1.8 milionë euro neto në sezon. Bie në sy fakti se mbrojtësi shqiptar paguhet më shumë se futbollisti gjeorgjian, Kviça Kvaratshkelia, i cili paguihet 1 milion euro në sezon.

amir rrahmani mbrojtësi kosovar napoli

Lini një Përgjigje