
Incidente shumë të rënda u regjistruan në Kolumbi mes tifozëve dhe policisë para derbit Atletiko Nacional-Amerika De Kali.
Ndeshja përfundimisht u shty për shkak të situatës së jashtëzakonshme, teksa pati 89 të plagosur.
POR DISTURBIOS DE LA HINCHADA DEL NACIONAL, SE APLAZA EL CLÁSICO ❗
— Cali OK Noticias (@calioknoticias) April 16, 2023
Hace pocos minutos, se acaba de confirmar que el clásico entre el Atlético Nacional Vs America de Cali, será el día de mañana a las 10am sin Público en el Atanasio Girardot. ???? pic.twitter.com/aDnH53n8c0
Incidentet e shumta që ndodhën si brenda dhe jashtë stadiumit e bënë të pamundur zhvillimin e derbit. Presidenti i Atletikos, Mauricio Navarro tha se situata ishte më shumë se e tensionuar, aq sa ultrasit e ekipit të tij kishin kërkuar pagesë që të shmangnin konfliktet me tifozët miq.
"Kërkoj falje për atë që ndodhi. Problemi nuk është te fansat tanë në përgjithësi, por vetëm tek ultrasit 'Los del Sur'. Ne nuk mund të duronim më shantazhin e tyre. Ata kishin arritur deri në pikën që kërkonin para për t'u kujdesur për tifozët e skuadrave vizitore dhe e konsideronin si një të drejtë të fituar”, tha presidenti i Atletiko-s, Mauricio Navarro pas shtyrjes përfundimtare të ndeshjes.
#Medellín | Desmanes en el Atanasio Girardot: Protestas de Los del Sur fueron intervenidas por el ESMAD. Le contamos → https://t.co/HPsO0gvBBe pic.twitter.com/BXg4NdeoOK
— El Colombiano (@elcolombiano) April 16, 2023
Kryetari i bashkisë së Medellinit, Daniel Kuintero, njoftoi se stadiumi i qytetit nuk do të jetë në dispozicion të Atletikos. "Stadiumi nuk do jetë në dispozicion të Atletikos derisa problemi i dhunës të zgjidhet. Nuk mund të kem 800 policë për një ndeshje futbolli. Derisa të gjejnë zgjidhje me njëri-tjetrin, le të gjejnë një fushë për të luajtur”, tha Kuintero.
Për më tepër shikoni pamjet aspak normale të përplasjes së ashpër mes tifozëve dhe policisë. Skena që ngjajnë me një arenë lufte:
Terribles incidentes se vivieron entre aficionados de la tribuna Sur del estadio Atanasio Girardot y el Esmad, previo al juego entre Atlético Nacional vs. América de Cali. Al final, el compromiso se suspendió y se jugará a puerta cerrada este lunes 17 de abril a las 10:00 a. m. pic.twitter.com/l0EHXqDkDD
— Más+Deportes???????? (@webmasdeportes) April 16, 2023
Lini një Përgjigje