
Klubi londinez i futbollit, Chelsea aktualisht drejtohet nga Frank Lampard, ndërkohë që klubi ka nisur gjurmimet për të gjetur trajnerin që do udhëheqë skuadrën në sezonin tjetër.
Në këtë edicion, ekipi ka zhgënjyer totalisht, teksa ndodhet jashtë çdo lloj objektivi të mundshëm si në vend ashtu dhe në arenën evropiane.
Sipas asaj që shkruan AS, pavarësisht se mes drejtuesve dhe trajnerit kandidat Luis Enrique mungon marrëveshja, te Chelsea emri i spanjollit mbetet më i përfoluri.
Nëse gjithçka shkon me sukses, Enrique nuk do vinte vetëm, pasi do mund të merrte me vete edhe Gavin nga Barcelona. Lojtari 18-vjeçar preferohet shumë në Londër dhe kalimi i tij në “Stamford Bridge” do ishte sensacional.
Megjithatë duhet të pritet deri në përfundim të sezonit, për të parë se si do të veprojë bordi drejtues i klubit londinez i cili ka shkarkuar 2 trajnerë, në harkun kohor të 7 muajve.
Lini një Përgjigje