TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2023, 16:36

Inzaghi në “fije të perit”, presidenti i Interit i jep ultimatum; Benfika “vija e kuqe”

Shkruar nga Pamfleti

Inzaghi në “fije të perit”, presidenti i Interit i jep

Humbja e pësuar përballë Monza-s trazon akoma më shumë ambientin në shtëpinë zikaltër. Inter e sheh veten jashtë zonës Champions, “vija e kuqe” për Simone Inzaghi-n dhe stafin e tij.

Drejtuesit e klubit nuk e kanë pritur mirë këtë disfatë duke zhvilluar menjëherë një mbledhje me Inzaghi-n dhe pjesën tjetër të stafit. Paralajmërimi ka qenë i qartë, nëse ekipi nuk arrin të kalojë Benfikën në Champions, Inzaghi-n e pret shkarkimi i menjëhershëm.

Askush nuk e imagjinon një përfundim të tillë, por nëse ndodh, drejtuesit e klubit nuk dëshirojnë të jenë të papërgatitur. Sipas mediave italiane, në tavolinën e presidentit Zhang, janë katër emra, katër opsione për të zëvendësuar Inzaghi-n nëse gjërat shkojnë keq.

Motta dhe De Zebri janë dy alternativat e para, ndërsa kandidatë potencial janë dhe dy ish të famshëm, Chivu dhe Cambiasso. Ky i fundit ishte një opsion edhe për stolin e Shqipërisë, përpara se Duka të zgjidhte Sylvinho-n.

inzaghi inter benfika

Lini një Përgjigje