
Roma po kalon një moment të shkëlqyer në Serinë A italiane, teksa mbrëmjen e sotme regjistroi triumfin e tretë radhazi, teksa mposhti pastër në shtëpi me rezultatin 3-0 Udinezen. Një fitore kjo me aromë Champions-i, pasi kryeqytetasit e Murinjos, tashmë e shohin veten në pozita tepër komode, me një diferencë +5 nga Interi i vendit të pestë.
Golat e Boves në minutën e 37, Pelegrinit në minutën e 55 dhe Abrahamit në minutën e 90+1, i siguruan 3 pikë të arta verdhekuqve, që në duelin e radhës do të përballen me Atalantën në transfertë, një sfidë kjo që pritet të vendosë shumë për sa i përket fateve të sezonit. Në 30 javë kampionat, romanët kanë siguruar 17 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje.
Përsa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, ai e ndoqi duelin e sotëm nga stoli dhe nuk u preferua asnjë minutë nga Murinjo.
Lini një Përgjigje