TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2023, 20:23

Veniten shpresat Champions, Juventusi nuk përfiton nga ndalesa e Milanit dhe Interit, tjetër humbje për bardhezinjtë

Shkruar nga Pamfleti
Veniten shpresat Champions, Juventusi nuk përfiton nga ndalesa e Milanit

Një hap fals kur nuk duhej! Juventusi nuk pëerfiton dot nga gabimet e Interit dhe Milanit në renditje duke u mposhtur ne fushën e Sasuolos, ndeshje e vendosur në pjesën e dytëpë r skuadrën e drejtuar nga Dionisi. 

Juventusi ka marrë humbjen e dytë në kampionat, kësaj radhe përballë Sasuolos në transfertë, duke i hapur akoma dhe më shumë punë vetes në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Vendasdit bën një paraqitje mjaft të mirë, me në krye mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami, i cili e vuri në vështirësi mbrojtjen e “Zonjës”. 

Ishte pikërisht shqiptari që nisi aksionin në minutën e 64, që më pas solli dhe golin nga Defrel. 
Kështu Juventusi e sheh veten 9 pikë larg zonës Champions, ndërsa Sasuolo ngjitet në vendin e 10 me 40 pikë. 

juventus sasuolo seria a

Lini një Përgjigje