
Tirana shfytëzon në maksimum gabimin e Partizanit dhe vazhdon rrugën drejt titullit kampion. Bardheblutë mundën 2-1 Egnatian, në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”.
Miqtë nga Rrogozhina morën epërsinë pas 22 minutash lojë. Duamena futi një top në zonë nga krahët, ndërsa Kasa dërgoi topin pas shpinës së Bekajt.
Brenda pjesës së parë, Kristal Abazaj shënoi golin e parë për bardheblutë, gol që i hapi rrugën përmbysjes. Ekipi i Shehit e nisi mirë pjesën e dytë, duke realizuar golin e dytë. Pikërisht i njëjti njeri, Abazaj e pati lojë fëmijësh të “tundte rrjetën”, me portën që ishte e boshatisur.
Me këtë fitore, Tirana qendron e qetë në krye të klasifikimit me 53 pikë, 5 pikë më shumë se Partizani ndjekës. Egnatia është e 3 me 42 pikë.
Lini një Përgjigje