Përfundojnë 2 ndeshjet e javës së 29 të Abissnet Superiore. Pas barazimit të një jave më parë kundër Egnatias, Partizani është ndalur sërish. Të kuqtë janë mposhtur nga Laçi me rezultatin 3-2.
“Demat” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 39. Da Silva nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 45+3, Laçi barazoi ndeshjen. Turkaj pasoi mjaft mirë me kokë për Guindon dhe ky i fundit po me kokë çoi topin në rrjetë.
Sapo nisi pjesa e dytë, më konkretisht në minutën e 49, kurbinasit kaluan sërish në avantazh. Shkurtaj doli i vetëm përballë Rexhepit dhe me një prekje e dërgoi topin në rrjetë.
Në minutën e 79, vendasit trefishuan shifrat. Shkurtaj goditi dhe ndali Rexhepin, me topin që shkoi te Guindo, ku ky i fundit nuk gaboi.
9 minuta më vonë, Partizani shkurtoi diferencën. Kristian Mba lëshoi një gjuajtje potente, që shkoi në cepin e portës, por goli i tij pati vlerën e statistikës.
Me këtë fitore, Laçi ngjitet në vendin e 5 me 39 pikë, ndërsa Partizani mban vendin e 2 me 48 pikë.
Ndërkohë ndeshja tjetër, ajo mes Kukësit dhe Vllaznisë është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Me këtë barazim, Kukësi mban vendin e 7 me 36 pikë, ndërsa Vllaznia renditet në vendin e 3 me 42 pikë, po aq sa Egnatia
Lini një Përgjigje