
Klubi i Lacios ka reaguar pas aksidentit automobilistik që pësoi kapiteni i tyre, Ciro Imobile së bashku me vajzat e tij. Klubi ka dalë me një deklaratë për shtyp, teksa ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të futbollistit.
Në deklartë klubi njofton se Imobile ka marrë dëmtime serioze si shtrembërim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë në brinjën e 11-të nga ana e djathtë. Gjendja e tij paraqitet e mirë tha klubi ndërsa vajzat e ti kanë shapërtuar mrekullisht pa dëmtime të mëdha.
“Sulmuesi pësoi një traumë me shtrembërim të shtyllës kurrizore dhe një frakturë në brinjën e 11-të nga ana e djathtë. Kushtet aktualisht janë të mira. Futbollisti mbetet nën vëzhgim në departamentin e mjekësisë urgjente të drejtuar nga profesori Francesco Franceschi i Spitalit Universitar Agostino Gemelli IRCCS në Romë”, u tha në deklaratë
Lini një Përgjigje