TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2023, 23:05

PSG marshon drejt titullit kampion, Mbape hyn në histori, Reali rikthehet te fitorja, madrilenët “likuidojnë” Kadizin

Shkruar nga Pamfleti
PSG marshon drejt titullit kampion, Mbape hyn në histori, Reali rikthehet

PSG-ja ka mundur 3-1 Lensin në shtëpi në javën e 31 të kampionatit francez dhe ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt titullit duke shkuar nëntë pikë larg vendit të dytë.

Episodi i parë i rëndësishëm i sfidës erdhi në minutën e 19 me një karton të kuq për Lensin për një ndërhyrje të frikshme ndaj Hakimit.

12 minuta më vonë erdhi edhe goli i parë i ndeshjes i shënuar nga Kilian Mbape me një finalizim të bukur. Në minutën e 36 erdhi dhe dyfishimi i avantazhit për kampionët e Francës me një gol shumë të bukur të Vitinjës.

Një gol historik për Mbape, i cili tani është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e PSG-së në Ligue 1 me 139 gola të shënuar në total.

Në minutën e 40 erdhi goli i tretë i vendasve i realizuar nga Lionel Mesi, pas një kombinimi shumë të bukur me Kilian Mbape brenda zonës së rreptësisë.

Në pjesën e dytë erdhi goli i nderit për miqtë. Një gol që u realizua me penallti nga Frankovski, i cili ka mposhti Donarumën me një goditje të fortë me të djathtën, duke fiksuar shifrat përfundimtare në 3-1.

Reali i Madridit është kthyer te fitoret në kampionat. “Los Blancos” mundën 0-2 Kadizin në transfertë. Ekipi i Ançelottit vuajti shumë për të gjetur golin e avantazhit dhe e bëri diçka të tillë vetëm 20 minuta nga fundi me Fernandez. Më pas, Asensio vendosi përfundimisht fatin e takimit.

Madrilenët renditen në vendin e dytë, 10 pikë më pak se Barcelona kryesuese dhe shanset për titullin janë pothuajse zero. Kadiz pozicionohet pranë zonës së rënies nga kategoria.

psg lens reali i madridit kadiz la liga

Lini një Përgjigje