
Napoli afrohet edhe më shumë me titullin kampion. Ekipi i drejtuar nga Luçiano Spaleti nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 me Veronën, duke bërë që diferenca me Lacion kryesuese të jetë 14 pikë.
Pavarësisht rasteve të shumta, asnjëra prej ekipeve nuk arrit të finalizonte rastet konkrete. Mundësia më e mirë për “axurrët” ishte në minutën e 83 me Osimhenin, i cili goditi traversën.
Sulmuesi nigerian pritet të jetë në fushë nga minuta e parë të martën në mbrëmje, kur do të luhet edhe ndeshja e kthimit e çerekfinaleve të Champions League kundër Milanit. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave është mbyllur me fitoren e kuqezinjve me rezultatin 1-0.
Pas kësaj ndeshje, Napoli mbetet në vendin e parë me 75 pikë, ndërsa Verona renditet në vendin e 18 me 22 pikë.
Serie A luan në mbrëmje një ndeshje tejet interesante, Interi i Simone Inzagit pret në “San Siro” modestët e Monzës.
Lini një Përgjigje