
Myrto Uzuni ka hedhur edhe një tjetër hap drejt rekordit të golave në një sezon te skuadra e Granadës, duke shënuar sot golin e 21 të tij personal në kampionatin e La Liga 2.
Futbollisti i kombëtares shqiptare ka tundur edhe sot rrjetën në duelin ndaj Las Palmas, një kundërshtari direkt për Granadën për ngjitjen në La Liga.
Në minutën e 40 të duelit, ai tundi rrjetën pas një kundërsulmi perfekt duke marrë me vete mbrojtësit e më pas duke mposhtur portierin me një diagonale të saktë, për të çuar në 2-0 shifrat për ekipin e tij.
Lini një Përgjigje