
Erzeni ka regjistruar sot barazimin e 14 të këtij sezoni, duke u ndalur në “Niko Dovana” me shifrat 0-0 përballë Kastriotit. Skuadra shijakase kështu fillon të largohet gjithnjë e më shumë nga zona e Europës, ndërsa krutanët shohin me optimizëm drejt mbijetesës pas 4 pikëve të siguruara në dy ndeshjet e fundit.
Një krosim në zonë përfundoi në gol për krutanët, por arbitri e anuloi atë për faull ndaj portierit. Pavarësisht protestave, vendimi nuk ndryshoi. Në minutën e 10, Karakaçi provoi të shënonte, por e menjëhershme ishte përgjigja e Xhikës.
Në fillimin e pjesës së dytë ishte Ademi që u tregua protagonist, hyri në zonë, goditja e tij u devijua nga mbrojtja e Kastriotit. Më pas radhën e pati Enk, gjuajtja e të cilit u ndal në shtyllë. Ekipi i Xhevahir Kapllanit gjendet në mesin e tabelës. Të besuarit e Çelës mbyllin klasifikimin.
Lini një Përgjigje