TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2023, 17:13

Milani hap fals përballë Bolognas, nuk shkon më larg se barazimi dhe komplikon objektivin “Champions”

Shkruar nga Pamfleti

Milani hap fals përballë Bolognas, nuk shkon më larg se barazimi

Milani është ndalur sërish në një barazim 1-1 përballë Bolognas në tranfertë, pas atij barazimi pa gola javën e kaluar me Empolin.

Vendasit nga Dall’Ara do mund të ndiznin festën që në minutën e parë. Një aksion model përfundon me gol për të besuarit e Mottas. Asist i Posch për Sansonen, i cili dërgoi sferën pas shpinës së Maignan.


“Kuq e zinjtë”, do ushtronin presion për të vendosur ekuilibrat dhe do shpërbleheshin në fundin e pjesës së parë. Goditje perfekte e Pobegas me të majtën, asnjë shans për Skorupskin.


Pavarësisht rasteve në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u detyruan të kënaqeshin me nga një pikë. Skuadra e Piolit ka 53 pikë dhe është në vendin e katërt (2 pikë më shumë se Interi që nuk ka luajtur ende këtë javë), Bologna gjendet në vendin e tetë me 44 pikë.

 

bologna milan barazim seria a

Lini një Përgjigje