TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2023, 16:10

Goditi me grusht shokun e skuadrës, Sadio Mane do t’i paguajë Bajernit të Mynihut shumën e frikshme

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me grusht shokun e skuadrës, Sadio Mane do t’i paguajë

“Sport Bild” ka zbardhur shifrën që Bajerni ia ka faturuar Sadio Manesë pas grushtit ndaj Leroi Sane. 500 mijë euro i ka kushtuar senegalezit goditja në fytyrën e sulmuesit gjerman, e cila përkthehet si shuma më e madhe në historinë e futbollit për një rast të tillë ndëshkimi. Nëse rikthemi mbrapa në historinë e rekordmenëve, viti 2012 shënoi precedentë thuajse identikë në sherrin Riberi-Roben.

Në gjysmëfinalen e atij sezoni në Madrid gjatë dhomave të zhveshjes, Riberi nuk ia përtoi goditjen në fytyrë Robenit, pasi ky i fundit e kishte ndaluar të ekzekutonte goditjen e lirë.

Mesfushori franecz në rolin e “agresorit” pagoi si ndëshkim kuotën e 50 mijë eurove, 10-fishi më i vogël krahasuar me ngjarjen e fundit të ndodhur mes lojtarëve bavarezë.

Për të justifikuar veprimin joprofesional të futbollistit me numër “17” në “Allianz Arena”, mediat vendëse i mëshuan fortë idesë ditën e djeshme se i gjithë shpërthimi i Manesë ka ardhur nga vdekja e tezes së tij, ndonëse nuk ka asgjë zyrtare nga prononcimet e Tuhelit në deklaratën për shtyp, të klubit apo vetë futbollistit senegalez.

Ndikimi i Sanesë – Sipas “TZ”, Leroi Sane ka ndikuar në vendimin final të bordit, për ta ndëshkuar me një ndeshje pezullim dhe gjobën. Klubi kishte në plan masa më të rënda, por insistimi i 26-vjeçarit bëri që fatura të mbetej në këtë nivel.

Bomberi senegalez zbarkoi në Mynih vetëm para një viti me pretendime të mëdha, madje duke u cilësuar si “blerja më e zgjuar e verës”.

Largimi i Levandovskit dha idenë se Sadio do ta kishte pjesën më të mirë të “tortës” (golave) për vete, por që mbeti shpejt si hipotezë. Nga raportimet e mediave pranë skuadrës bëhet me dije se ai përfiton 20 milionë euro në sezon, shifër e pajustifikuar jo vetëm në fushë, por edhe sjellje.

sadio mane sulmuesi senegalez bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje