
Fondacioni "Pele" ka nisur një fushatë që emri i ish-futbollistit të famshëm të përfshihet si mbiemër në fjalorin portugez. Fondacioni i futbollistit, i cili vdiq më 29 dhjetor të vitit 2022 në moshën 82-vjeçare, ka sugjeruar një kuptim përtej emrit të tij.
Nëse fushata arrin qëllimin e saj, tani e tutje Pele mund të jetë një sinonim për termat e mëposhtëm:
Më i madhi nga të gjithë.
Referencë për madhështinë
I pashoq.
Sinonim i përsosmërisë
Unik.
Pra, “Pele” është një term i krijuar në fjalorin brazilian, që nga themelimi i fondacionit është hapur një faqe interneti (pelenodicionario.com.br) ku kërkohet mbështetje për nismën përmes nënshkrimeve:
“Të gjithë e njohin dhe e nderojnë brazilianin më të madh të të gjitha kohërave. Tani është koha për të nderuar Pelenë, duke përjetësuar “Mbretin” me një fjalë: firmos dhe bëhu pjesë e kësaj lëvizjeje.”
Mediat në Brazil, madje edhe klubi i jetës së tij, Santos, e kanë mbështetur kauzën që “Pele” të përdoret si fjalë në fjalor nga popullata braziliane.
Përveç kësaj, nga Fondacioni Pele japin arsyet pse emërtimi i lojtarit brazilian duhet të jetë sinonim i “madhështisë”. Kështu e shpjegojnë ata: “Nderoni ‘MBRETIN’ e futbollit, duke kërkuar që Pele të lartësohet dhe të përjetësohet në një mënyrë unike: duke u bërë fjalë e re në fjalor”.
Lini një Përgjigje