
Bajern Mynih duket se ka pësuar goditje të rëndë psikologjike me humbjen në Ligën e Kampioneve përballë Mançester Sitit, pasi ekipi bavarez është ndalur edhe në kampionat.
Skuadra e Tuhel ka befasuar teksa është ndalur në shtëpi në një barazim 1-1 përballë Hofenhajm, duke mos arritur të shkëputej në renditjen e Bundesligës. Edhe pse gjeti shpejt golin me Pavard në pjesën e parë, rrjeta e Kramariç në fraksionin e dytë të lojës vulosi rezultatin përfundimtar 1-1.
Ndërkohë nga ana tjetër, barazim emocionues i Dortmund ndaj Stuttgart në transfertë, me shifrat 3-3 ishte një surprizë. Brenda gjysmë ore lojë, skuadra nga Signal Iduna Park do merrte epërsinë e dyfishtë me golat e Haller dhe Malen. Vendasit do e katranosnin në minutën e 39-të me Mavropanos K., i cili do linte ekipin me një lojtar më pak, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq.
Gjithsesi, Stuttgart nuk u dorëzua dhe ia doli të bëjë mrekullinë, duke vendosur ekuilibrat me Coulibaly dhe Vagnonam. Në fund, ekipi i Terzicc ishte fare pranë suksesit pas golit të Reynas, por Silas vendosi shifrat përfundimtare në 3-3.
Në këto kushte, Dortmund renditet në vendin e dytë me 57 pikë, 2 më pak se Bayern kryesues.
Lini një Përgjigje