TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2023, 18:53

Premier League/ Chelsea harron si fitohet, 3 humbje në 3 ndeshje; zhgënjen dhe Tottenham përballë Bournemouth

Shkruar nga Pamfleti

Premier League/ Chelsea harron si fitohet, 3 humbje në 3 ndeshje;

Në Premier League Chelsea vijon të zhgënjejë edhe me Lampard në pankinë. Blutë e Londrës janë mposhtur 1-2 nga Brighton edhe pse Gallager shënoi golin e parë të sfidës për londinezët në Stamford Bridge. Në vijim goli i Welbeck dhe Ensico bënë që 3 pikët të shkonin për miqtë, ndërsa pas 31 javësh në Premier League Chelsea renditet përkohësisht në vendin e 11.

Megjithatë Chelsea nuk është skuadra e vetme londineze që ka zhgënjyer këtë fundjavë, pasi edhe Tottenham është mposhtur 2-3 në shtëpi nga Bournmouth.

Ndërkohë që Fullham ka arritur të fitojë në transfertë përballë Evertonit, njësoj si Crystal Palce ndaj Southampton.  Wolves ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 2-0 kundër Brentfordit. Aston Vila ka mposhtur me rezultatin 3-0 NewCastle.

chelsea tottenham premier league

Lini një Përgjigje