
Ndeshja mes Lajpcigut dhe Augsburgut është mbyllur me festë për ekipin vendas, që triumfoi 3-2 dhe blindoi vendin e tretë në renditje. Por në fillimin e sfidës, kishte panik në radhët e skuadrës vendase, në vend të festës për një gol të shënuar.
Në minutën e 11 të sfidës, Kevin Kempëll devijoi në rrjetë pasimin e Timo Verner dhe barazoi shifrat në 1-1. Por në vend të festës, ai vuri dorën në gjoks dhe i bëri thirrje mjekëve të shkonin me shpejtësi.
Ai nuk mundi të qendronte në këmbë dhe u mbështet te reklamat e fushës, ndërsa më pas ishin lojtarët e tjerë të shqetësuar që e ndihmuan të shtrihej në fushë, duke bërë që të mbërthente paniku lojtarët dhe tifozët në fushë.
Për fatin e mirë Kempëll, ishte vetëm një bllokim momental frymëmarrjeje për shkak të përplasjes në tokë në momentin e golit. Pasi mori asistencën mjekësore, ai ia doli të vazhdonte rregullisht ndeshjen me skuadrën e tij.
Lini një Përgjigje