TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2023, 16:11

Merr fund “makthi” për atletin shqiptar, Izmir Smajlajn fiton betejën ligjore në Francë dhe rikthehet në aktivitetet ndërkombëtare  

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund “makthi” për atletin shqiptar, Izmir Smajlajn fiton

Izmir Smajlaj është shpallur i pafajshëm dhe tashmë mund t’i rikthehet aktivietetit të atletikës normalisht dhe rregullisht pas shkarkimit nga çdo akuzë e mëparshme. Më 9 dhjetor atij iu mohua kjo e drejtë, pasi bashkë me zyrtarët e federatës shqiptare të atletikës akuzoheshin se kanë manipuluar rezultatin e garës së 2021 në Tiranë që e dërgonte atë në Lojrat Olimpike të Tokios.

Megjithatë të njëjtin fat nuk kanë patur drejtuesit e federatës, presidenti Gjergj Ruli dhe Nikolin Dionisi. Gjykata Sportive për zgjidhjen e konflikteve në Nicë të Francës i shpalli fajtorë dhe i dënoi me respektivisht me 4 dhe 5 vite përjashtim.

Ndërkaq, ditën e mërkurë, më 19 maj Federata Shqiptare e Atletikës do të mbajë asambelën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese e deri më tani nuk është bërë i ditur asnjë emër që mund të pozicionohet në vend të Gjergj Rulit e Nikolin Dionisit.

Kujtojmë se Smajlaj përveçse kampion kombëtar në 2017, u shpall edhe kampion Evropë në salla të mbyllura.

smajlaj fiton betejën ligjore

Lini një Përgjigje