TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Prill 2023, 21:45

Liga e Kampionëve/ Ancelotti optimist për ndeshjen e kthimit përballë Chelsea: Jemi gati për të fituar kupën e 15-të  

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Kampionëve/ Ancelotti optimist për ndeshjen e kthimit

Carlo Ancelotti vlerësoi suksesin rekord të Real Madridit në Champions League para ndeshjes së kthimit ndaj Chelsea-s n ë Londër.

Ai shtoi se skuadra ndihet tepër e motivuar dhe se nuk pret ndonjë surprizë nga skuadra londineze, e cila aktualisht nuk ndodhet në formën e saj më të mirë.

Anceloti tha gjithashtu se edhe këtë sezon skuadra e tij do të përsërisë suksesin e mëparshëm dhe të ngrejë kupën e 15-të.

Jemi mirë, të motivuar, si gjithmonë. Ne presim një ndeshje të rëndësishme në një kompeticion shumë të rëndësishëm. Ne po mendojmë të bëjmë një ndeshje perfekte. Çdo gjë mund të ndodhë në 90 minuta. Ne do të jemi gati për të luajtur më të mirën tonë.

Ky klub tregon qartë atë që duhet bërë: fitoni gjithmonë. Luftoni deri në fund dhe jepni të gjitha forcat tuaja. Nëse arrijmë sërish në gjysmëfinale, do të thotë se kemi punuar shumë. Historia thotë se Real Madridi është mbreti i këtij turneu dhe ne jemi vetëm një pjesë e vogël e këtij klubi. Ky klub mbretëron në Ligën e Kampionëve, ka fituar 14 kupa dhe ne po përpiqemi të bëjmë pjesën tonë me një tjetër fitore”, tha trajneri i Real Madridit.

Kujtojmë se Madridi do të luajë ndaj Chelsea më 18 prill. Los Blancos fitoi ndeshjen e parë 2-0 në shtëpi.

liga e kampioneve ancelotti chelsea real madrid

Lini një Përgjigje