Reali i Madridit dhe Barcelona kanë nisur një luftë mediatike gjatë ditëve të fundit. Pas akuzave se Barcelona ka paguar arbitrat, Joan Laporta u shpreh se është Reali klubi më i favorizuar, ndërkohë që nuk ka vonuar edhe reagimi i madrilenëve, duke iu kujtuar katalanasve kohën e regjimit të Frankos.
Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, Reali i Madridit i është rikthyer pas historisë, megjithatë qeveria katalanase është prekur nga kjo gjë. Nëpërmjet zëdhënëses të shtypit, Patricia Plaja, qeveria ka kërkuar që të fshihet videoja sepse po ofendohet një popull.
Reagimi i Realit të Madridit- Reali nuk ka qendruar në vend! Direkt në mbremje ka ardhur video e montuar me filmime të vjetra dhe që konfirmojnë gënjeshtrën e madhe të Laportës mbi regjimin… Reali i Madridit tregon se si “Camp Nou” u inagurua nga ministri i gjeneralit Franko…
Po Barcelona, në videon e publikuar nga Reali, shkruan dhe dokumenton se gjenerali Franko ishte ortak nderi i Barcelonës ne vitin 1965 dhe dekoroi tre herë gjeneralin Franko gjatë historisë së saj (me foto e video) Veç kësaj, për tre herë, u zhvilluan “playout” vetem që të mos binte Barcelona, pasi në renditje kishte rënë nga kategoria dhe u ribë klasifikimi me formulë të re…
Në videon e publikuar nga RMTV, ata gjithashtu i kujtojnë presidentit të Barçës, Laporta, se gjatë regjimit të gjeneralit Franko, Barcelona fitoi 8 tituj La Liga, 9 Kupa të ‘Generalísimo’ dhe gjatë asaj periudhe Realit të Madridit iu deshën 15-vjet për të fituar një ligë. Pra, kush ishte në të vërtetë klubi i regjimit?”…
Më pas Reali i Madridit thekson dhe se gjatë luftës selia e tyre u shkatërrua dhe s’kishte as para ta ndërtonin aq sa punuan edhe futbollistët. Jo vetëm disa shkuan në luftë, mbetën vetëm pak te Reali i Madridit që ishin nga Akademia.
Video mbyllet me Santiago Bernabeu-n në një audio të vjetër që thotë: “Kur dëgjoj se Madridi ka qenë skuadra e regjimit, më bën të dua ta bëj mut me babanë e atij që e thotë…”.
Lini një Përgjigje