
Stërvitja e fundit para ndeshjes ndaj Benfikës, nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Interin. Kur pritej që atmosfera të ishte pozitive para një ndeshjeje mjaft të rëndësishme në Ligën e Kampioneve, në kampin zikaltër ka plasur sherri.
Një ndërhyrje e ashpër e portierit Andre Onana ndaj mesfushorit Marselo Brozoviç, ka nxehur gjakrat në fushë. Pas ndërhyrjes së portierit, mesfushori kroat ka reaguar duke e goditur me top, megjithatë gjithçka është qetësuar për pak sekonda.
Sulmuesi Lukaku dhe D’Amborosio ishin ata që u futën mes dy futbollistëve, duke mos lejuar që situata të rëndohej më tepër. Interi do të përballet të mërkurën me Benfikën në Ligën e Kampionëve dhe duhet të ruajë fitoren e ndeshjes së parë, 0-2.
???? #Inter - Scintille e nervi tesi tra #Onana e #Brozovic: #Lukaku fa da paciere per dividere i due ???? @calciomercatoit pic.twitter.com/vdmPRQ5sEg
— Giorgio Musso (@GiokerMusso) April 18, 2023
Lini një Përgjigje