TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2023, 19:41

Europian për t’u harruar për Briken Caljan, kampioni shqiptar i peshëngritjes dështon në stilin e shkëputjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Europian për t’u harruar për Briken Caljan, kampioni shqiptar i

Në Jerevan të Armenisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes, teksa Briken Calja ka dështuar në stilin e shkëputjes (Bateria A). Calja nuk ia doli dot në provën e parë dhe të dytë me 151 kg, ndërsa e njëjta gjë ishte edhe në herën e tretë me 152 kg.

Peshëngritësi shqiptar kishte lënë pas dëmtimet dhe udhëtonte drejt këtij aktiviteti me dëshirën për të siguruar medalje të tjera dhe pikë të rëndësishme për pjesëmarrjen në Olimpiadën e vitit 2024 në Paris. Por gjërat në pedanë nuk kanë shkruar siç shpresonte ai.

Calja u ngjit në pedanë fillimisht duke vendosur peshën 151 kilogram, por dështoi që në provën e parë. Ai përsëriti të njëjtën peshë pak minuta më vonë, por nuk ia doli ta realizonte as atë provë.

 

 

Tentativa e tretë ishte me peshën 152 kilogram, duke tentuar që të hynte menjëherë në zonën e medaljeve. Por shtangisti shqiptar nuk arriti përsëri të mbante lart shtangën e kështu mbylli këtë disiplinë pa një pozicionim në renditje.

Europian për t’u harruar për Briken Caljan, kampioni shqiptar i

Europian për t’u harruar për Briken Caljan, kampioni shqiptar i

Gjatë ditës, shtangisti Erkand Qerimaj garoi në Baterinë B të peshës 73 kg. Në stilin e shkëputjes, ai ia doli me sukses në peshat 145 kg dhe 150 kg, por zhgënjeu në peshën 152 kg. Në stilin e shkëputjes, 34-vjeçari përfundoi në vendin e pestë.

Në stilin e shtytjes, Qerimaj e filloi ashtu siç duhej, duke ngritur peshën 168 kg, por dështoi në provën e dytë dhe të tretë, respektivisht në peshat 173 kg dhe 174 kg.

briken calja peshëngritësi shqiptar

Lini një Përgjigje