TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Prill 2023, 21:14

Ish-sulmuesi anglez “pushton” titujt e tabloideve angleze, 37-vjeçari futet me makinë në supermaket pasi kishte pirë 10 gota birrë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ish-sulmuesi anglez “pushton” titujt e tabloideve angleze,

Ish-sulmuesi anglez, Dani Graham, ka pushtuar titujt kryesorë të tabloideve angleze, pasi u shfaq një video që tregonte atë duke përplasur makinën e tij në një supermarket.

Mediat britanike bëjnë me dije, se ish-futbollisti i Sandërlendit, Uolves, Hullit, etj, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit, këtë e ka pranuar edhe vetë në polici.

Graham ka “parkuar” Land Roverin e tij në një supermarket dhe video nga kamera e marketit është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, madje as shoferi. Nuk është hera e parë që 37-vjeçari drejton mjetin e tij në gjendje të dehur, madje patenta i është hequr disa herë.

Graham pranoi se kishte pirë rreth 10 gota birrë atë natë. Ish-sulmuesi i vari “këpucët në gozhdë” në fillim të vitit 2021 te skuadra e Sandërlendit, pasi kishte luajtur më parë për Midëllbrouh, Lids, Bllekpull, Karlise, Uatford, Suansi, Hull etj...

dani graham ish-sulmuesi anglez

Lini një Përgjigje