
Enzo Alvesh tani është edhe zyrtarisht një futbollist i Spanjës. Talenti me origjinë braziliane, por i rritur në Spanjë, është grumbulluar me kombëtaren U-15 të iberikëve, duke zgjedhur atë para vendit të origjinës, ku babai i tij ka qenë një nga emrat më të njohur në dekadën e fundit.
Djaloshi në fakt është djali i mbrojtësit Marselo, i cili për 15 vite me radhë veshi fanelën e Realit të Madridit, duke u kthyer në një nga të futbollistët me të spikatur në futbollin botëror. Ndonëse ai u largua nga madrilenët në verë për të luajtur te Olimpiakos e tashmë te Fluminense, djali i tij ka vazhduar të luajë në akademinë e Realit dhe këtë sezon ka kaluar 100 golat e shënuar me fanelën e “Los Blancos” memoshat.
Ai është sulmues, ndryshe nga i ati, dhe në këtë edicion, me 32 gola të shënuar është golashënuesi më i mirë i kampionatit të grupmoshës së tij në Spanjë. Kjo është arsyeja pse iberikët janë vënë në lëvizje për t’u siguruar që Enzo Alvesh të veshë fanelën e kuqe dhe jo atë të verdhë të “Seleçaos” si i ati.
Lini një Përgjigje