
Champions League luan sonte dy ndeshjet e kthimit të fazës çerekfinale. Në Londër, Çelsi do të masë forcat me Realin e Madridit, në një sfidë që pritet të jetë e luftuar. Madrilenët kanë fituar 0-2 në aktin e parë, me golat e Benzema dhe Asensio.
Çelsi (3-5-1-1): Kepa; Fofana, Tiago Silva, Shalobah; Xhejms, Kante, Enzo Fernandez, Kovaçiç, Kukurela; Galager; Havertz.
Real Madrid (4-3-3): Kurtua; Karvahal, Militao, Alaba, Kamavinga; Modriç, Kros, Valverde; Vinisius, Benzema, Rodrigo.
Vëmendja më e madhe është në Napoli. Vendasit presin në shtëpi Milanin, të dyja skuadrat italiane kërkojnë një biletë për në gjysmëfinale. Sfida e parë ka përfunduar 1-0 për kuqezinjtë, pas golit të realizuar nga Benaser.
Napoli (4-3-3): Meret; Di Lorenco, Rrahmani, Huan Zhesus, Mario Rui; Ndombele, Lobotka, Zielinski; Politano, Osimhen, Kvaratskelia.
Milan (4-2-3-1): Menjo; Kalabria, Kjaer, Tomori, Teo Hernandez; Tonali, Kruniç; Brahim Diaz, Benaser, Leao; Zhiru.
Lini një Përgjigje