
Milot Rashica po kalon një moment fantastik te turqit e Gallatasarait. Mesfushori kosovar gjeti golin e dytë radhazi në kampionat, teksa arriti të realizonte në minutën e 63 në duelin ndaj Alaniasporit.
26-vjeçari përshëndeti rrjetën pas asistit të Adekugbe, duke çuar peshë zemrat e tifozëve miq dhe duke ngritur shifrat në 1-4.
Ky ishte goli i katërt në 20 ndeshje për Rashicën, që gjithashtu ka arritur të regjistrojë edhe 4 asiste, ku së bashku me yjet e tjerë si Ikardi, Zaniolo, Mertens, etj, po udhëheqin denjësisht Gallatasarajin drejt titullit kampion.
Lini një Përgjigje