TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 22:53

Milani harron zhgënjimin në kampionat, kuqezinjtë ndalin Interin në Kupën e Italisë; shënon lojtari më i “urryer” i zikaltërve për ‘djallin’

Shkruar nga Pamfleti

Milani harron zhgënjimin në kampionat, kuqezinjtë ndalin Interin

Përfundon ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë. Derbi i Madoninës mes Milanit dhe Interit është mbyllur në barazim 1-1, teksa kualifikimi në finalen e këtij kompeticioni do të vendoset ndeshjen e kthimit.

Kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë, teksa zhbllokuan ndeshjen që në minutën e 47.

Një aksion i shpejtë i skuadrës së drejtuar nga Konseisao, Hernandez pasoi për Fofana, ku ky i fundit dha një asist perfekt për Temi Abraham dhe anglezi dërgoi topin në rrjetë.

Inter barazoi shifrat në minutën e 67. Korrea asiston për Hakan Çalhanoglu, turku me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone gjeti rrjetën.

Festë e madhe nga zikaltrit, sidomos nga Çalhangolu, i cili dikur ka veshur fanelën e Milanit dhe sot është një nga lojtarët më të “urryer” për kuqezinjtë.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 prill.

milan inter kupa e italisë

Lini një Përgjigje