TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 21:25

Vendoset përfundimisht e ardhmja e Salah, Liverpuli merr vendimin për rinovimin e kontratës së egjiptianit

Shkruar nga Pamfleti

Vendoset përfundimisht e ardhmja e Salah, Liverpuli merr vendimin për

Mohamed Salah do të vazhdojë të jetë pjesë e Liverpulit edhe për sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi egjiptian është pranë rinovimit të kontratës me klubin. Sipas “Foot Mercato”, palët janë më afër se kurrë akordit për zgjatjen e bashkëpunimit.

Kontrata është gati, ndërsa mungojnë vetëm detajet e fundit, para se të vijë firma dhe zyrtarizimi.

Salah ka kontratë me Liverpulin deri më 30 Qershor dhe është futur në muajt e fundit të saj, diçka që ka shqetësuar tifozët për një largim të mundshëm.

32-vjeçari po kalon ndoshta sezonin më të mirë të karrierës së tij, duke thyer rekorde dhe duke udhëhequr Liverpulin drejt titullit të Premier Ligës.

Salah numëron 27 gola dhe 17 asistime në 29 ndeshje të kampionatit, shifra që duket se kanë bindur drejtuesit për t’i zgjatur kontratën.

mohamed salah sulmuesi egjiptian liverpul

Lini një Përgjigje