TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 19:56

Futbolli brazilian në zi, ish-futbollisti humb betejën me kancerin në moshën 41-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

Futbolli brazilian në zi, ish-futbollisti humb betejën me kancerin

Leandro Domingues ka ndërruar jetë në moshën 41-vjeçare. Idhull në Brazil, lojtari në fjalë ka veshur fanelat e Vitorias dhe Kruzeiros, me eksperienca të shkurtra edhe te Fluminense dhe Portuguesa, si dhe një aventurë në Japoni me Nagoja Grampus dhe Jokohama FC.

Ish-mesfushori po luftonte kundër kancerit të testikujve që nga viti 2022.

Federata Braziliane e Futbollit (CBF) i ka bërë një homazh lojtarit dhe ka vendosur që para të gjitha ndeshjeve të Serisë A dhe B këtë fundjavë të mbahet një minutë heshtje. Presidenti i Federatës, Ednaldo Rodrigues, u shpreh:

Kam pasur mundësinë të ndjek hapat e parë të Leandro Domingues. Ai është nga qyteti im. Jam jashtëzakonisht i tronditur nga kjo humbje e parakohshme. Qoftë Zoti pranë familjes së tij, tifozëve dhe miqve të tij. Leandro lë pas një trashëgimi të bukur në futboll, sidomos për tifozët e Vitorias…”

Ndërkohë, klubi Vitoria e kujtoi ish-lojtarin me një mesazh prekës:

Leandro ka qenë gjithmonë një mjeshtër i vërtetë në fushë, duke treguar vendosmëri dhe pasion për klubin. Trashëgimia e tij e forcës, përkushtimit dhe shembulli i tij si person do të vazhdojë të frymëzojë brezat e ardhshëm.

 

leandro domingues ish-futbollisti brazilian kruzeiro

Lini një Përgjigje