TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 18:04

Raundi i tretë i Ligës së Kombeve, 4 arbitre shqiptare vendosin drejtësi në futbollin e femrave

Shkruar nga Pamfleti

Raundi i tretë i Ligës së Kombeve, 4 arbitre shqiptare vendosin

Të premten, më 4 prill, do të luhen ndeshjet e raundit të tretë të Ligës së Kombeve për femra, në çdo ligë (A, B dhe C).

Katër arbitre shqiptare janë caktuar të gjykojnë takimin Finlandë-Bjellorusi në Grupin B3 të Ligës së Kombeve për femra.

Emanuela Rusta do të jetë arbitre kryesore, ndërsa Edjena Kapxhiu dhe Mirjeta Salla asistente. Kejsi Tafili është në rolin e arbitres së katërt.

Ndeshja Finlandë-Bjellorusi do të zhvillohet të premten, më 4 prill, në stadiumin “Silvio Piola”, Novara, Itali, në orën 17:00.

finlandë bjellorusi liga e kombeve për femra

Lini një Përgjigje