
Taulant Seferi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Bodrumspor po luan në transfertë përballë Trabzonsporit. Sfida e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Turqisë është momentalisht 1-1.
Ishte pikërisht Seferi ai që shënoi golin për të tijtë, në minutën e 15 të ndeshjes. Pas një pasimi mjaft të mirë nga shoku i ekipit, Fredi, Seferi nuk gaboi përballë portierit kundërshtar duke dërguar topin në fundin e rrjetës.
Kujtojmë që ky është goli i katërt për sulmuesin e Kombëtares shqiptare me ekipin e Bodrumspor. Gjithashtu, lojtari nga Kumanova ka dhuruar edhe një asist.
Lini një Përgjigje