TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 18:49

Një gabim në prapavijë i kushtoi golin, portieri përplaset me mbrojtësin e kombëtares shqiptare (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një gabim në prapavijë i kushtoi golin, portieri përplaset

Sfida e çerekfinales së Kupës së Turqisë mes Trabzonsporit dhe Bodrumsporit, ka dhuruar spektakël në pjesën e parë. 45 minutat u mbyllën me barazimin 2-2, teksa vëmendjen kryesore e morën lojtarët shqiptarë.

Fillimisht Seferi barazoi rezultatin dhe më pas asistoi Enis Bardhin, për të përmbysur gjithçka në 1-2 ndaj Trabzonsporit. Në aksionin e parë pas rifillimit të lojës, Trabzonspori barazoi shifrat.

Një gabim në prapavijë kushtoi golin, ndërsa portieri i Bodrumspor pati pakënaqësi ndaj Arlind Ajetit. Ky i fundit nuk ia doli të ndalë kundërshtarin dhe as portieri Nogueira Souza nuk bëri asgjë.

arlind ajeti mbrojtësi i kombëtares shqiptare nogueira souza

Lini një Përgjigje