TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 18:27

Teka e Tod Bohli quhet Lamin Jamal, presidenti i Çelsit gati të paguajë 300 mln euro për talentin e Barcelonës

Shkruar nga Pamfleti

Teka e Tod Bohli quhet Lamin Jamal, presidenti i Çelsit gati të

Presidenti i Çelsit, Tod Bohli, është gati të bëjë një ofertë rekord botëror për yllin e Barcelonës, Lamin Jamal.

Futbollisti spanjoll, 17 vjeç, ka një marrëveshje me Barçën deri në vitin 2026 dhe bisedimet për një marrëveshje të re po zvarriten ende.

Jamal gjithmonë ka insistuar se arritja e marrëveshjeve me Barçën do të ishte një formalitet.

Por eksperti kryesor i “Okdiario”, Eduardo Inda, ka thënë në “El Chiringuito” se Bohli po studion një mundësi për të sjellë Jamal në Londër këtë verë.

Inda tha: “Ka një klub europian që është i kalbur me para. Tod Bohli hyri te Çelsi dhe tani ka një tekë, një objektiv në kokën e tij. Ai është i gatshëm të ofrojë 300 milionë euro për atë tekë".

Teka quhet Lamin Jamal. Ai nuk ka rinovuar me Barcelonën ende”.

Jamal dhe Barça thuhet se kanë një “pakt” për një marrëveshje deri në vitin 2030, por pa asgjë të zyrtarizuar ende, dhe Bohli po kërkon të ndërhyjë dhe të prishë planet e katalanasve.

tod bohli presidenti i çelsit lamin jamal

Lini një Përgjigje