TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Prill 2025, 21:03

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Vllaznia dhe Dinamo lënë të hapur kualifikimin në sfidën e kthimit

Shkruar nga Pamfleti

Nuk ka fitues në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Vllaznia dhe

Vllaznia dhe Dinamo janë ndarë me barazim 0-0 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Ndeshja në “Loro Boriçi” nuk dhuroi spektakël, teksa gjithçka mbetet e hapur për duelin e kthimit. 

Pjesa e parë pati vetëm një rast të Zabërgjës për t’u përmendur. Në të dytën ishte Gruda, që po ashtu nuk shënjestroi si duhej portën.

Duel për t’u harruar, pasi mungoi kreativiteti. Finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet më 23 prill.

Tashmë skuadrat do të fokusohen te Superiorja ku luftojnë për të qenë pjesë e dy vendeve të para në Final Four.

Kujtojmë që mbrëmjen e nesërme, do të luhet gjysmëfinalja tjetër. Egnatia do të presë në shtëpi skuadrën e Partizanit, duke nisur nga ora 19:00 në stadiumin e Rrogozhinës.

vllaznia dinamo kupa e shqipërisë

Lini një Përgjigje