
Taulant Seferi dhe Enis Bardhi kanë qenë protagonistë në ndeshjen mes Trabzonsporit dhe Bodrumsporit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Turqisë.
Vendasit gjetën të parët golin me Simon Banza në minutën e tretë, miqtë përmbysën shifrat brenda 5 minutave me golat e dy shqiptarëve. Fillimisht Taulant Seferi barazoi shifrat në minutën e 15, pas asistit të Fredi dhe shqiptari e finalizoi aksionin në mënyrë perfekte.
Taulant Seferi’nin şık golüyle Bodrum FK skoru dengeledi. pic.twitter.com/OqhPLajkFB
— KAFA Sports (@sportskafa) April 2, 2025
Në minutën e 20, Seferi asistoi bukur brenda zonës për Enis Bardhin, i cili dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme, por nuk festoi para tifozerisë së ish-klubit të tij.
GOL | ???????? Trabzonspor 1-2 Bodrum FK ????⚪️
— A Spor (@aspor) April 2, 2025
⚽️ 20' Enis Bardhi #ZTK pic.twitter.com/CxdjDyCN2q
Trabzonspori barazoi shifrat me Eskihellac në minutën e 22 dhe koha e rregullt u mbyll 2-2. Vendasit gjetën golin e fitores dhe të kualifikimit në gjysmëfinale në minutën e 108 të kohës shtesë prej 30 minutash me Zubkov.
Lini një Përgjigje